Asociacioni Shëndetësor Profesional me ndihmën e bashkëpunëtorëve do të organizojë Konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Trajtmin e Dhimbjes në Prizren
... lexo më shumë
Asociacioni Shëndetësor Profesional -Seksioni i dhimbjes - Degë e IASP-së
... lexo më shumë
Të nderuar kolegë
ASOCIACIONI SHENDETESOR PROFESIONAL (ASHP)
Në bashkëpunim me:
Ministrine e Shendetesise,
Shoqatën Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes (IASP) dhe Federatën Europiane të degëve të IASP-së, EFIC
Fakultetin e Mjekesise, QKUK, Klinika e Anesteziologjise - Prishtine,
Spitalin Regjional "Prim. Dr. Daut Mustafa" Prizren,
Me 14-15 Shtator 2012 në Prizren do të organizoj:
Konferencën e 4-të Ndërkombëtare Mbi Trajtimin e Dhimbjes
Kam nderin dhe kenaqesine e posacme qe ne emer te Asociacionit Shendetesor Profesional (ASHP) por edhe ne emer te Keshillit Organizativ Qendror, t'ju ftoj per pjesemarrje ne KONFERENCEN E 4-të NDERKOMBETARE MBI TRAJTIMIN E DHIMBJES e cila eshte planifikuar te mbahet me 14 dhe 15 Shtator 2012 ne Prizren. Në Konferencë pritet të marrin pjesë një numër i madh i miqëve dhe kolegëve ndërkombëtar nga bota dhe rajoni. Konferenca do të jetë si urë lidhëse në mes të hulumtuesve të ndryshëm shkencor, shkëmbimi i ideve të reja, aplikimi i teknologjisë së re si dhe aplikimi i metodave të reja në praktikë.
Ne kete konferencë ftohen te marrin pjese te gjithe mjeket e specialiteteve te ndryshme si anesteziologji, neurologji, onkologji, kirurgji, internistik, neurokirurgji, fiziatri, psikiatri, gjinekologji, stomatologji, farmaci, infermieri si dhe profesionistet tjere shendetesor qe kane interesim te posacem per diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes. Ftoheni qe me dergimin e punimeve te ndryshme te merrni pjese ne menyre aktive ne punimet e konferences.
Përveç karakterit profesional e shkencorë shpresojmë që konferenca do të jetë e dobishme edhe në shoqërimin ndërmjet kolegëve nga vendet e ndryshme. Në emër të Shoqatës Ju ftoj zyrtarisht që të merrni pjesë në konferencë, por njëherit ju dëshiroj edhe mirëseardhje në Republikën e Kosovës, saktësisht në qytetin e lashtë të Prizrenit.
Kryetari i Konferencës
Dr. Adem J. Bytyqi